Një shtetas i Kosovës është arrestuar nga Serbia në pikën kufitare Mutivodë.
Familjarët e Osman Selmanit njoftuan se Osman Selmani është dërguar në Beograd në Prokurorinë për Krime Lufte.
“Ju njoftojmë se babai ynë, Osman Selmani, është arrestuar më 01.07.2026 në pikën kufitare Mutivodë, teksa po kthehej nga vendlindja e tij. Aktualisht, ai ndodhet në Prokurorinë për Krime Lufte në Beograd, përballë akuzave të cilat ne, si familje, i konsiderojmë të pabazuara dhe të pavërteta”, thuhet në njoftim.
