15.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Ambasadori Hill u shpreh ngushëllime familjarëve të të vrarëve nga bombardimet e NATO-s: Kohë e tmerrshme, serbët s’e harrojnë

- Advertisement -

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Serbi, Christopher Hill, u ka shprehur ngushëllime familjeve të të vrarëve gjatë viteve të nëntëdhjeta, përfshirë rastet e të vrarëve nga sulmet ajrore të NATO-s. Ai ka thënë se populli serb nuk do ta harrojë kurrë atë “kohë të tmerrshme” dhe as që duhet ta harrojë.

- Advertisement -

“Unë ia kam kushtuar jetën diplomacisë – gjetjes së zgjidhjeve diplomatike për probleme që duken të pazgjidhshme. Gjatë rrjedhës së karrierës sime, kam mësuar se diplomacia nganjëherë dështon. Kur ajo dështon, rezultatet mund të jenë tragjike”- shkroi ambasadori Hill në “Twitter”, duke iu referuar mungesës së marrëveshjes mes NATO-s dhe Serbisë për ndërprerjen e sulmeve serbe në Kosovë.

“Ua shpreh ngushëllimet e mia personale familjeve të atyre që e humbën jetën gjatë luftërave të viteve të nëntëdhjeta, përfshirë ato si rezultat i fushatës ajrore të NATO-s. E di se populli serb nuk do ta harrojë kurrë atë kohë të tmerrshme dhe as që duhet (ta harrojë)”- shkroi më tutje ambasadori amerikan në Beograd.

- Advertisement -

Sidoqoftë, ai tha se beson që populli serb mund t’i lërë anash ankesat për ato ngjarje dhe se përkushtimi i ShBA-së ndaj partneritetit me Serbinë është i palëkundur.

“Populli serb nuk do ta lërë kurrë anash pikëllimin e vet, por unë besoj se ai është mjaftueshëm I fuqishëm se do t’i lërë anash ankesat. Përkushtimi i Shteteve të Bashkuara ndaj partneritetit tonë me Serbinë është i palëkundur, siç është zotimi ynë ndaj diplomacisë”- shkroi diplomati amerikan.

- Advertisement -

Sipas tij, populli serb meriton të ardhme më të mirë dhe se ajo mund të ndërtohet bashkërisht.

“Së bashku, ne mund ta ndërtojmë të ardhmen më të mirë që populli serb e meriton dhe e dëshiron për gjeneratat e ardhshme”- përmbyllet shkrimi I ambasadorit Hill.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -