Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, i është gëzuar lajmit për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Sipas tij, liberalizimi i vizave për Kosovën është një rezultat i bukur për qytetarët që ka ardhur falë masave të marra nga Qeveria e Kosovës, transmeton Klan Kosova.
“Pikërisht shkaku i masave të marra nga Qeveria e Kosovës, presidenti Emmanuel Macron u pajtua për liberalizim të vizave verën e kaluar”, ka shkruar Guerot në llogarinë e tij në Twitter.
Kujtojmë, se Parlamenti Evropian miratoi të martën vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës – me çka edhe procedurat për këtë çështje i afrohen fundit.
Franca ishte skeptike për liberalizim dhe skepticizmi i saj llogaritet që shtyu liberalizimin vite me radhë.