Prokuroria Speciale e Kosovës ka ftuar për të dëshmuar Kryeministrin Kurti me 11 dhjetor të këtij viti.
Kryeministri Kurti ende nuk ka kryer obligimin e tij për të cilën është ftuar në Prokurori por i ka ftuar ata ta kryejnë intervistimin në Kryeministri.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj ka thënë se nëse ai nuk do të shkoj në Prokurori, ligji do të zbatohet njësoj si ndaj të gjithë të tjerëve.
“Nuk mundem me paragjyku kurgjë. Unë e thashë fillimisht se qytetarët janë të barabartë para ligjit dhe se ligji do të zbatohet ndaj të gjithëve njësoj, nuk e bëjmë këtë në mënyrë selektike, nuk është e ndershme të bëhet në mënyrë selektive, sepse nëse e bëjmë në mënyrë selektive ne bëjmë vepra penale”, tha ai.
