5 C
Pristina
Sunday, April 21, 2024

Zhvillim dramatik në showbiz- KTV mbetet pa yllin e saj, Labi njofton dorëheqjen

- Advertisement -

Rrugëtimi i Labinot Gashit me KTV’në ka mbaruar. Moderatori ka njoftuar dorëheqjen gjatë ditës së djeshme.

- Advertisement -

Labi gjatë një postimi në rrjetin e tij social, Facebook, nuk njoftoi vetëm dorëheqjen nga KTV’ja, por poashtu ka theksuar se së shpejti do ta shohim me një projekt të ri.

“Falë jush, shumë ama shumë shpejt do të rikthehem me projekt të ri për të vazhduar rrugëtimin bashkë me ju!”, ka shkruar Labi.

- Advertisement -

Postimi i plotë i Labinot Gashit:

Përshëndetje për të gjithë ju miq të mi, me anë te këtij postimi dua të ju njoftoj që rrugëtimi im me KTV-në ka mbaruar.

Përjetësisht mirënjohës ndaj këtij mediumi per hapësirën që më dha. Faleminderit Flaka!

- Advertisement -

Dardan dhe Rea faleminderit pa fund për perkrahjen dhe gjithë kujdesin e treguar.

Faleminderit ekipes së KTV-së, kameramanëve, realizatorëve, tonistave për punën e palodhshme dhe angazhimin maksimal ndaj emisionit 1 Kafe Me Labin.

Ishte kënaqësi bashkëpunimi gjatë këtyre viteve!

Të dashur shikues të 1 Kafe me Labin, përulem ndaj jush për besnikërinë që keni ndaj meje dhe emisionit!

Falë jush, shumë ama shumë shpejt do të rikthehem me projekt të ri për të vazhduar rrugëtimin bashkë me ju!

I juaji Labi.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -