Gazetarja Zhaklin Lakatari është shprehur se është ndjerë shumë keq nga komentet që ka marrë pas vizitës që ka marrë në Beograd.
Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, tha se është ndjerë e përdhunuar verbalisht.
Sipas saj dhuna është e papranueshme.
“Jam ndjerë super mega e dhunuar e përdhunuar verbalisht. I kam përjetuar shumë keq. Dhuna verbale është dhunë. Dhuna është e papranueshme”- tha ajo.
Vet Lakatari kishte provokuar ne vazdhimesi permes postimeve te ndryshme.
“Jam super e sigurt, në një vend ku s’ka shqiptarë”, kishte shkruar ajo qendrimit në Beograd. Ajo edhe përmes fotove kishte provokuar vazhdimisht në mënyrë që të binte sa më shumë në sy.
Në këto raste, shqiptarët e Kosovës në vend që të provokohen, do të duhej ta injoronin komplet.
