18.7 C
Pristina
Sunday, October 1, 2023

Xhandarmëria rumune ka identifikuar mbi 450 huliganë, paralajmëron masa ligjore ndaj tyre

- Advertisement -

Xhandarmëria e Rumanisë ka reaguar pas incidentit që ndodhi në ndeshjen mes Rumanisë dhe Kosovës në Bukuresht.

Xhandarmëria e Rumanisë ka ndërmarrë veprime të menjëhershme ndaj huliganëve të grupit “Uniti sub tricolor” me të përfunduar ndeshja kualifikuese për “Euro 2024” mes Rumanisë dhe Kosovës që u luajt në Bukuresht.

- Advertisement -

Xhandarmëria ka fajësuar Federatën e Futbollit të Rumanisë (FRF), duke thënë se si organizatore e ndeshjes ishte përgjegjëse për parandalimin e incidenteve.

Po ashtu, në njoftim janë dhënë edhe shifrat rreth huliganëve të identifikuar tashmë, e të cilët ishin përgjegjës për shpalosjen e mesazhit “Kosova është Serbi” shkaku i të cilit u ndërpre ndeshja për 50 minuta. Është bërë e ditur se shumica e huliganëve janë identifikuar dhe se do të merren masa ligjore ndaj tyre.

- Advertisement -

“Deri më tani janë identifikuar 458 persona, të cilët kanë qenë pjesë e grupit të përkrahësve që kanë kryer veprime antisociale dhe për shkak të cilave është ndërprerë ndeshja e futbollit ndërmjet përfaqësueses të Rumanisë dhe Republikës së Kosovës. Ndaj përgjegjësve do të merren masa ligjore për shkak të shkeljeve të ligjit në fuqi”, thuhet në njoftimin e drejtorisë gjenerale të xhandarmërisë së Bukureshtit.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -