Video nga vendi i ngjarjes: Polici civil neutralizon personin e armatosur pas të shtënave në qendër të Podujevës

- Advertisement -
- Advertisement -

Janë publikuar pamje nga vendi i ngjarjes që tronditi qendrën e Podujevës, ku një person i armatosur dyshohet se hapi zjarr ndaj disa qytetarëve.

Në videon e siguruar, shihet momenti kur një polic civil ndërhyn dhe neutralizon personin e armatosur, pak çaste pasi ky i fundit dyshohet se kishte shtënë me revole në shesh.

Sipas informacioneve të deritahme që ka siguruar IndeksOnline, si pasojë e të shtënave disa persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa dyshohet se ka edhe viktima.

Në vendin e ngjarjes ndodhen njësitet e Policisë së Kosovës dhe ekipet emergjente, të cilat po u ofrojnë ndihmë të lënduarve dhe po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rastit./Indeksonline

 

View this post on Instagram

 

A post shared by IndeksOnline (@indeksonline)

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -