Vetëm tri auto-saIIone shitën mbi 100 milionë Euro vetura në vit, fituan mbi 10 miIionë € neto

- Advertisement -
- Advertisement -

Tri autosallone, “Alberti”, “Sherreti” dhe “AutoMita” kanë deklaruar qarkullim prej hiç më pak se 103 milionë euro nga shitja e automjeteve gjatë vitit 2024, përderisa fitimi neto i deklaruar nga këto tri kompani ka qenë 10.5 milionë euro.

Sipas pasqyrave individuale të të ardhurave të dorëzuara nga këto kompani në Ministrinë e Financave për vitin 2024, autosalloni “Alberti” ka pasur qarkullimin më të madh, përkatësisht 35.5 milionë euro, apo 2.5 milionë euro më shumë se në vitin 2023, raporton “FrontOnline“.

Nga ky qarkullim ky biznes në pronësi të Skender Bajramit ka deklaruar fitim neto për vitin 2024 në vlerë prej 6.36 milionë euro.

Afërisht sa autosalloni “Alberti” ka shitur vetura gjatë vitit 2024 edhe autosalloni “Sherreti”, përkatësisht 35.3 milionë euro, mirëpo fitimi neto i deklaruar nga kjo e fundit ka qenë 2.65 milionë euro.

Ndërsa “Automita”, e cila është përfaqësues zyrtar për Kosovë dhe Shqipëri i veturave Renault, Nissan, Dacia dhe Volvo, gjatë vitit 2024 ka pasur qarkullim prej 31.5 milionë euro, ndërsa fitimi neto i deklaruar ka qenë 1.53 milionë euro. Frontonline

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -