Ka vdekur një 18 vjeçar në vendin e punës, në një fabrikë në fshatin Nikadim të Ferizajt.
Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Tutje Veseli tha se sipas mjekëve kujdestar viktima dyshohet për vdekje natyrore.
“Sot, rreth orës15:30 nga Qendra Emergjente në Ferizaj jemi njoftuar se një person, mashkull i moshës rreth 18 vjeçar është sjellur pa shenja jete. Ekipe të policisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë mësuar se viktima dyshohet se kishte ndërruar jetë në vendin e punës në një fabrikë në fshatin Nikadim të Ferizajt. Sipas mjekëve kujdestar dyshohet për vdekje natyrore. Në lidhje me këtë është njoftuar edhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt”, tha Veseli./Insajderi