The Guardian e ka tallur Aleksandar Vuçiqin, duke e trajtuar një reagim të tij ndaj kritikave si një letër të zakonshme lexuesi, e jo si opinion zyrtar i një presidenti.
Editoriali i Vuçiqit i shpërfillur nga The Guardian
Edhe pse Vuçiq kishte përgatitur një tekst të strukturuar si editorial, duke mbrojtur qeverinë e tij, duke theksuar lidhjet me BE-në dhe duke mohuar akuzat për autoritarizëm, gazeta britanike zgjodhi ta publikojë në seksionin “Letrat e lexuesve”.
Ky seksion i është i dedikuar zakonisht reagimeve të thjeshta qytetare, jo qëndrimeve të krerëve të shteteve, ka transmetuar Klan Kosova.
Vuçiq përpiqet të mbrojë imazhin e Serbisë
Në shkrimin e tij, Vuçiq përpiqej të paraqesë Serbinë si një vend demokratik në zhvillim, duke thënë se:
“Serbia është thellësisht e angazhuar me Evropën… një nivel i tillë bashkëpunimi nuk përputhet me idenë e një shteti autoritar apo keqdashës”.
Referenca për protestat dhe policinë
Ai përmendte madje protestat atje, duke pretenduar në përmbajtjen e policisë dhe përkushtimin ndaj reformave:
“Ajo që Serbia nuk mund të pranojë është dhuna e maskuar si aktivizëm, që minon institucionet e ndërtuara me përkushtim”.
The Guardian e margjinalizon mesazhin e Vuçiqit
Duke e vendosur këtë shkrim në një hapësirë kaq të margjinalizuar, The Guardian e rrëzon pretendimin për legjitimitet të plotë dhe distancohet nga narrativa e Vuçiqit.
Në këtë mënyrë, gazeta e ekspozoi atë ndaj një leximi ironik, duke dhënë një mesazh të qartë se opinioni i Vuçiqit nuk ka peshën ndërkombëtare që ai dëshiron të ketë.
