Dy tërmete të njëpasnjëshme në Venezuelë kanë pasur përmasa shkatërruese.
Një tërmet me magnitudë 7.2 goditi veriun e Venezuelës pak pas orës 18:00 sipas kohës lokale të së mërkurës, ndërsa një tërmet i dytë me magnitudë 7.5 goditi më pak se një minutë më vonë.
Të paktën 32 persona janë konfirmuar të vdekur dhe rreth 700 janë plagosur. Ndërtesa në të gjithë kryeqytetin, Karakas, janë shkatërruar.
Ekziston frika se numri i viktimave mund të rritet më tej, pasi Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së vlerëson se ka 44% gjasa që numri i të vdekurve të kalojë 10 mijë, siç raporton CNN.
Aeroporti kryesor i vendit është mbyllur për shkak të dëmtimeve, pasi pamjet treguan njerëz duke ikur nëpër korridoret e tij në momentin kur goditën tërmetet.
SHBA-ja ka premtuar mbështetje mjekësore dhe humanitare. Donald Trump i përshkroi tërmetet si “me përmasa masive” dhe tha se kanë shkaktuar “një numër shkatërrues viktimash”.
Venezuela po shënonte një festë kombëtare të mërkurën dhe shumë njerëz ndodheshin në shtëpi kur goditën tërmetet.
