Telekomi i Kosovës përmes negocimit ka blerë të drejtën e transmetimit të kanaleve të Digitalb në Kosovë për dy vitet e ardhshme e ku vlera e këtij tenderi është 1,3 milionë euro.
Në njoftimin e publikuar në faqen online të prokurimit publik shihet thuhet se kontrata mes kompanisë fituese dhe Telekomit të Kosovës do të nënshkruhet sot me 22 janar raporton Front Online.
Të drejtat e Digitalb më herët i kishte blerë edhe platforma ISP Broadcast.
Ndërkohë, Artmotion, Kujtesa dhe Ipko e kishin braktisë atë pasi Artmotion donte me çdokusht ta kishte ekskluzivitetin e shërbimit dhe ta shpërndante vet tek operatorët tjerë sipas dëshirave të veta. Këtë nuk e pranoi Digitalb dhe dy kompanitë ndan rrugët. Pastaj mbi 300 mijë konsumatorë u ankuan dhe KPM dënoi me 100 mijë euro tri plaftoformat, ku dënimin më të madh e mori pikërisht Artmotion. /Kosova ime