SuImi ndaj kryetarit të Pejës: Arrestohen dy persona të dyshuar

- Advertisement -
- Advertisement -

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, është sulmuar fizikisht sot në Qendrën e Zejtarëve, merr vesh Gazeta Express.

Rasti ende nuk është konfirmuar nga Policia e Kosovës. I kontaktuar nga Gazeta Express, Kryeprokurori i Pejës, Agim Kurmehaj, tha se nuk është njoftuar ende nga prokurori kujdestar për diçka të tillë.

Sot në orët e hershme të mëngjesit është sulmuar fizikisht kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës si dhe nga Prokuroria Themelore e Pejës.

Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë tha për Telegrafin se dy persona janë arrestuar pasi kanë sulmuar kryetarin e Pejës.

- Advertisement -

“Të njëjtit janë ndaluar për 48 orë”, tha ai.

Nikçi shtoi tutje se janë duke u ndërmarr veprimet e nevojshme në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës për t’i sqaruar të gjitha rrethanat.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -