Dhomat e Specializuara të Hagës po kryejnë bastisje në shtëpinë e ish-eprorit të UÇK-së, Sylejman Selimit.
Lajmin e kanë konfirmuar burimet e Nacionales, të afërta me ngjarjen.
Nacionale ka tentuar të kontaktojë edhe me familjarë të Selimit, por kontakti ka qenë i pamundur.
Nuk dihen arsyet e bastisjes.
![Sylejman-Selimi-2_2023-03-22-191125_luez[1]](https://cdn.kosovaime.tv/w780/2024/03/Sylejman-Selimi-2_2023-03-22-191125_luez1.jpg.webp)