19.7 C
Pristina
E hënë, 5 Qershor, 2023

Sot e bëmë me duart tona kryetar te veriut Zvonko Veselinoviqin

- Advertisement -

Të rekomanduara

Nga Viktor Buzhala

Zvonko Veselinoviq prej sot do tē jetë kryetar i veriut të Kosovës. As që kam dyshime që atje do të krijohet një sistem paralel politik. E në rrethana të tilla fiton ai që ështē në i shpejti, më i shkathti dhe më i konsoliduari.

- Advertisement -

E ai ështē bosi i krimit të veriut, Zvonko Veselinoviq.

Në vitet 90 ne patëm krijuar sistemin tonë paralel dhe funksiononim për mrekulli. Serbia mbante zgjedhje në Kosovë, ne nuk merrnim pjesë. Mundohej ta orgabizonte jetën politike dhe socio-ekonomike, ne nuk merrnim pjesē. E aty ku nuk merr pjesë populli, pushteti nuk mund të transferohet. transferohet pushtimi.

Sot në veri pati zgjedhje. Populli nuk mori pjesë. E zgjedhjet janë instrumenti kryesor i demokracisë, pra pushtetit të popullit.

Kur mungon populli, krijohet padyshim pushteti paralel. E shefi i veriut, Zvonko, tash e tutje do tē ketë edhe kompetenca politike. I futur në listën e zezë të Amerikës, ai ka shumë nevojë për pushtet politik.

- Advertisement -

Ortaku i tij, Milan Radojçiq, gjithasjtu në listë të zezē të Amerikës veç e bëri të qartë që nuk do të lejojnë që pushteti në veri të jetë në duart e shqiptarëve. Radojçiq mund të jetë shumë lehtë kryeministër i veriut.

Padyshim që veriu do të organizohet dhe do të mbajë zgjedhjet e veta. Nëse Zvonko hyn në garë, do të triumfojē bindshēm pasi do të konsiderohet si hero që iu kundërvy armikut.

Një popull i pjekur, që ka kaluar nē rrethana të njëjta vepron ndryshe. Krijon mekanizma që i detyron popullin të marrin pjesë në zgjedhje. Po nuk e bëri këtë, do ta ketë fatin e pushtuesit tē vet. Nga historia duhet tē mësojmē të gjithë.

- Advertisement -
- Advertisement -

Të fundit

Peci i reagon Hotit: Hera e fundit që polemizoj me një analfabet

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, i është kundërpërgjigjur deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti, i cili ka thënë se ministri...

Më shumë