Roderika Ukelli, e cila si fëmijë ishte mjaftë e njohur për audiencën shqiptare, ka pushtuar revistën e njohur ndërkombëtare të modës “Harper’s Bazaar”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Roderika tani është themeluesja e “Fondacionit të Ndryshimit / The Change Foundation”, i cili merret me të drejtat dhe zhvillimin e projekteve për gra, fëmijë dhe persona me aftësi të kufizuara. Poashtu, ajo është në vitin e fundit të studimeve në Universitetin e Miamit.
Në editorialin e saj për “Harper’s Bazaar”, ajo është paraqitur me shume aksesorë dhe rroba nga stilistët me renome botërore.
Përveç paraqitjes në editorialin e revistës së njohur, bukuroshja nga Prishtina, e cila prej kohës është zhvendosur për të jetuar në Miami, ka rrëfyer rrugëtimin e saj për fondacionin në Kosovë.
Duke punuar me stilist dhe fotograf të njohur ndërkombëtarisht, bukuroshja kosovare ka arritur me sukses të paraqitet në editorialin e një prej revistave më prestigjioze të modës, që botohet në disa shtete të botës.
Revistat e kanë quajtur Roderika Ukellin një nga ato vajzat e reja që kanë një zemër të madhe dhe një dëshirë për të ndryshuar normat e vendosura.
Mund të themi me siguri se filantropia është lëkura e saj e dytë. E lindur në Kosovë, në moshën 2 vjeçare ajo filloi karrierën e saj si këngëtare dhe modele, duke përdorur këtë platformë për të shpalosur ndjeshmërinë që drejton ëndrrat e saj. Në moshën vetëm 7-vjeçare, Roderika organizoi një koncert falas për fëmijë – i pari i këtij lloji në Kosovë. Në moshën 10-vjeçare, ajo shkroi një këngë të titulluar “Differenca”, videoja e së cilës shfaqte fëmijë me autizëm dhe si rezultat kënga mori një mbulim të madh mediatik.
Megjithatë, këto paraqitje të hershme janë vetëm fillimi. Më vonë, ajo u përfshi si ambasadore e vogël në “Filantropistët e Kosovës” – një organizatë joqeveritare që mbledh fonde për jetimët dhe fëmijët me nevoja të veçanta. Roderika u bë bashkëorganizatore e dy eventeve për mbledhjen e fondeve ku interpretoi këngët e saj live për fëmijët. Në moshën 19-vjeçare, ajo themeloi “The Change Foundation” – një fondacion që do të punojë për të përmirësuar jetën e grave, fëmijëve dhe personave me nevoja të veçanta në Republikën e Kosovës. Jeta e saj e çon në Amerikë, ku është studente me kohë të plotë në Universitetin e Majamit, duke pritur të diplomohet këtë vit. Qëllimi i Roderikës është të kapërcejë hendekun midis SHBA-së dhe Kosovës përmes projekteve të saj për të ndihmuar ata që kanë nevojë në vendin e saj, potencon ajo.
Kjo nuk është hera e parë që Roderika është fytyra e mediave ndërkombëtare. Ajo ishte edhe në kopertinën e revistës ‘Glamour’ në muajin Tetor të këtij viti.