9.7 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

SHBA-ja – Rusisë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s më 1999

- Advertisement -

Përfaqësuesi i SHBA-së në KS të OKB-së, Robert Wood, i kërkoi kolegut të tij rus, Vitaly Nebenzia, që të mos tentojë të ndryshojë historinë.

- Advertisement -

Këtë ai e ndërlidhi me kërkesën që Rusia e kishte bërë për një seancë në lidhje me sulmet e NATO-s ndaj Serbisë, kërkesë e cila ishte refuzuar dy herë.

Edhe në seancën e sotme ku po diskutohet raporti gjashtëmujor i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres për punën e misionit të OKB-së në Kosovë (UNMIK), Nebenzia hodhi akuza ndaj NATO-s.

- Advertisement -

“Operacioni ‘Alied Forces’ i 1999 ka qenë i domosdoshëm dhe legjitim për tërheqjen e forcave serbe të Millosheviqit nga Kosova dhe për të parandaluar spastrimin etnik në Kosovë. Operacioni ‘Allied Forces’ ishte mundësia e fundit për të parandaluar spastrimin etnik, për t’ju përgjigjur komenteve nga përfaqësuesi i Federatës Ruse sa i përket takimit të propozuar për operacionet e NATO-s para 25 vitesh. Federata Ruse është thjeshtë e hidhëruar meqë Këshilli e pa se po mundoheni ta kidnaponi këtë organ, të propagoni një version të ndryshuar të historisë. E këshilloj kolegun tim rus: duhesh t’i tejkalosh këto gjëra”, deklaroi zëvendëspërfaqësuesi i Përhershëm i SHBA-së në OKB Robert Wood.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -