24.4 C
Pristina
E enjte, 10 Tetor, 2024

Serbi punësohet te shqiptari në Prizren: Më shohin si të jem i tyre

- Advertisement -

Një serb nga Brezovica ka shpërndarë në YouTube historinë e tij si punëtor i cili ka ardhur në Prizren për të siguruar bukën e gojës dhe ka gjetur punë te një shqiptar, derisa rrëfen se serbët në Kosovë nuk kanë asnjë problem.

“Kam ardhur para rreth një viti me shpresën se do të gjej punë dhe gjeta një punë me një shok – servis motori. Unë punoj tek ai për para, pasi nuk kishte punë më të mirë në Brezovicë. Shpresoja të gjeja një këtu dhe unë punova dhe nuk kam asnjë problem, gjithçka është krejtësisht normal. Gjithmonë ka punë, motorët janë të servisuar”, tha ai në një intervistë, shkruan Blic, transmeton KosovaPress.

- Advertisement -

Në lagjen ku punon, të gjithë e pëlqyen shpejt dhe e pranuan jashtëzakonisht mirë.
“Më respektojnë shumë, sikur kam jetuar më parë, nuk më shohin si serb… Sikur të jem njeriu i tyre, aty ku punoj janë shqiptarët, turqit, goranët, të gjitha komunitetet, dhe nuk ka probleme”, tha ai.

Lexo po ashtuOpozita kundër Projektligjit për KPK-në, Haxhiu i akuzon se po pengojnë reformën në drejtësiPërveç fjalëve elementare, ai flet keq shqip, por kjo nuk e pengon të komunikojë me klientët dhe fqinjët.

- Advertisement -

“Nuk është aspak problem, më flasin pak në shqip, ndonjëherë dikush e njeh boshnjakishten, serbishten, shumica e tyre e dinë që jam serb dhe askush nuk më ka thënë ‘pse keni ardhur këtu’, nuk e kam dëgjuar kurrë”, tha ai.
Si fëmijë jetonte në Potkalja të Prizrenit, lagje me rrugë të ngushta dhe në pjesën më të paarritshme të qytetit, i donte motoçikletat dhe pastaj mësoi t’i riparonte.

“Kam riparuar, riorganizuar. Hyra në punishten e një shqiptari, më ftoi. Më tha të vija të punoja. Mësova shumë për motorët”, tha ai.

Siç thotë ai, ka menduar shumë nëse do të kthehet në Prizren.

- Advertisement -

“Sinqerisht, para se të vija këtu, në fillim u frikësova sepse jam serb dhe brez i ri. Por kur erdha, ishte një histori krejtësisht tjetër, nuk është siç thonë njerëzit, siç tregohet. Serbët mund të shëtisin nëpër qytet, të qëndrojnë e të jetojnë nëse duan, po të thotë dikush që ky djalosh është serb, askush nuk do ta shikojë ndryshe, do ta thërrasin të bisedojnë lirshëm, të ulen. Shumica e të njohurve të mi janë të habitur, nuk e kuptojnë se si mund të jetoj këtu. Pyetja e parë është: A keni probleme? Unë them, unë nuk kam probleme, o njerëz, ejani e shikoni”, tha ai.

Siç thotë ai jeton në shtëpinë e tij në Prizren, aty është edhe nëna e tij. Asnjëherë nuk ka pasur probleme në vetë qytetin.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -