9 C
Pristina
E mërkurë, 9 Tetor, 2024

SBASHK nuk do ta lejojë testimin e njohurive të mësimdhënësve: Është nënçmim për punën e tyre

- Advertisement -

Nënkryetarja e sindikatës së arsimit Vjollca Shala, tha se SBASHK, nuk do ta lejojë një testim të njohurive të mësimdhënësve pasi që sipas kësaj sindikate është nënçmim për punën e mësimdhënësve.

- Advertisement -

Këto deklarata Shala i bëri pasi që ministrja e arsimit Arbërie Nagavci u shpreh e bindur se mësimdhënësit do t’i nënshtrohen një testimi për të përfituar licencën e avancuar të mësimdhënësit. Njohës të çështjeve të arsimit thonë se vlerësim të performancës së mësimdhënësve duhet të ketë por që testimi i gjithë mësimdhënësve merr kohë të gjatë.

“Testim të njohurive të mësimdhënësve do të bëjmë apel që mësimdhënësit të mos ju nënshtrohen këtyre testeve sepse tashmë mësimdhënësit janë testuar shumë herë nga profesorë të tyre në fakultetin e edukimit dhe çdo kund prandaj e vlerësojmë nënçmues dhe poshtërues për mësimdhënësit sepse ata janë testuar edhe kur kanë hyrë në sistemin arsimor”, tha ajo për RTV21.

- Advertisement -

Por një qasje tjetër është për çështjen e vlerësimit të performancës së mësimdhënësve si nga ana e SBASHK-ut po ashtu edhe nga drejtoritë e shkollave.

Drejtoresha e shkollës fillore Gjergj Fishta, Supije Zhitija, vlerëson se ndryshe nga testimi, mësimdhënësit nuk duhet të kundërshtojnë vlerësimin e performancës së tyre gjatë orëve mësimore.

“Konsiderojmë se testimi për ngritje profesionale nuk ish dashtë të bëhet sepse atë e bënë fakulteti i edukimit, por nëse bëhet vlerësimi i përformancës atëherë mësimdhënësit nuk ish dashtë të ju frikësoheshin këtij procesi…mirëpo nëse një testim do të bëhet i detyrueshëm atëherë sdo duhej të kishim hezitim sepse neve na nevojitet cilësi sepse ne po kërkojmë ngritje të cilësisë dhe kemi t’bëjmë me gjana që punojmë në përditshmëri andaj nuk do duhej ta shihnim si një pengesë”, tha Zhitija.

- Advertisement -

Njohësi i çështjes së arsimit Xhavit Rexhaj, shprehet pro vlerësimit të performancës së mësimdhënësve si dhe testimit të tyre.

“Çdo sistem duhet të ketë llogari dhënie dhe testimi bëhet për llogaridhënie por personalisht mendoj se në këtë fazë nuk ka kushte për testim të gjithë mësimdhënësve, por e përkrah dhe mendoj se është shumë në rregull testimi për licensë të avancuar vendet në rajon e zbatojnë testimet me rastin e hyrjes në sistem si bëhet ai mund të bëhet edhe normal por të bëhej një numër i mësimdhnësve nuk do të hynin”, tha Rexhaj.

Rezultatet e fundit në testin PISA, të cilat e radhitën Kosovën në venin e 76 nga 80 shtete pjesëmarrëse, ka nxitur debat të gjerë në shoqëri për rënien e cilësisë në arsim. Për këtë rezultat të dobët, përveç ministrisë së arsimit, përgjegjësia u adresua edhe tek shkollat dhe mësimdhënësit.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -