8.9 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

“Rita Ora eshte qaq artiste e madhe sa qe nuk mundet me i njofte flamujt e shteteve te vogla!”

- Advertisement -

Pasi u shpërndanë pamjet teksa këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora, shihet duke performuar në Hungari duke e mbajtur një flamur të Serbisë, ka pasur reagime të shumta. Deri tash nuk dihet se për çfarë arsyesh Rita e ka bërë një veprim të tillë, por shumë komentues po thonë që ajo mund të mos e ketë ditur se i cilit shtet është flamuri në fjalë.

- Advertisement -

Një ndër ata që kanë reaguar është edhe aktori Fatmir Spahiu – Bufi, i cili e përmendi rastin e fundit të Ritës, në një ‘talent show’, kur e kuptoi se një konkurrente e saj ishte nga Kosova.

Spahiu tha se “Rita Ora eshte qaq artiste e madhe sa qe nuk mundet me i njofte flamujt e shteteve te vogla!”

- Advertisement -

“Btw reagimi i saj kur e sheh nje bashkevendase te saj ne nje talent show ne Australi eshte i barazvlershem me gollat e Shaqirit dhe Xhakes kunder serbise. Mua ma ka dridh pak buzen e poshtme.

Reagimi i saj ne at show ma kujton nje pervojen timen ne nje vend turistik ku gjasat per me pas shqiptare kane qene minimaliste. Tu u shetite ne nje barke te vogel, ne qosh te botes e pata degju kete fraze “Ruzhdi mos u gjuje se ka gurë” u pata nij krenare e emocionum pa mase per faktin se pak jena por gjithcka na gjen.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -