Dy shoqe nga Kosova, me banim në Zvicër, Florjana dhe Rita u bënë gati të shpërthenin me labelin e tyre të modës në këtë industri.
Por këngëtarja e famshme botërore ka kërcënuar me pady dy kosovaret duke frenuar paksa futjen e tyre fuqishëm në treg.
“Ne jemi një kompani e re dhe thjesht donim të fillonim me shkronjat e para të emrave tonë. Biznesin e regjistruam në Zyrich dhe emri i Rihannës nuk asocionte asgjë me punën tonë. Ishte fundi i botës për ne kur avokatët e Rihannës na kërcënuan ne. Rihanna është shumë e madhe dhe ne nuk e kemi në plan të futemi në procesi gjyqësore me të. Ne kemi tani një emër tjetër” kanë thënë dy kosovaret për mediat zvicërane.
![Rihanna-kercenon-me-padi-dy-kosovare-insajderi.org_[1]](https://cdn.kosovaime.tv/w780/2023/08/Rihanna-kercenon-me-padi-dy-kosovare-insajderi.org_1.jpg.webp)