Ramiz Lladrovci, ka dalë fitues në Drenas në garën për të parin e kësaj komune, pas numërimit të të gjitha vendvotimeve atje.
Lladrovci ka arritur të marrë 52,31%, ose 13,140 Vota.
Në vendin e dytë, është renditur Petrit Hajdari nga Partia Demokratike e Kosovës me 37,31%, ose 9,373 Vota.
Pas këtyre të dyve, KQZ-ja ka njoftuar se në Drenas, në vendin e tretë është renditur Egzona Tërdevci, nga Lëvizja Vetëvendosje me 4,01%, ose 1,008 Vota.

