Dritan Goxhaj, i cili dje para protestuesve në Tiranë u prezantuar se ish-ushtar i UÇK-së, është përgënjeshtruar.
Sot është publikuar dokumenti që tregon se ai kurrë nuk ka qenë në UÇK.
Madje, dokumenti zyrtar tregon se ai kishte refuzuar t`i bashkohet UÇK-së në vitin 199.
Dokumenti i nënshkruar nga Komandant “Plaku” tregon edhe fjalët që Goxhaj kishte thënë kur kishte refuzuar t`i bashkohet UÇK-së.
“Më datë 14 Prill, 1999 në qendrën stërvitore të UÇK-ës në Helshan, erdhën si vullnetar në luftë për çlirimin e Kosovës katër oficera të Ushtrisë Shqiptare dhe konkretisht [pjesë e mbuluar]. I solli me një kerr Dritan Goxhaj. [Pjesë e mbuluar] Kur Dritan Goxhaj u largua për në Tiranë, shokët e tij që erdhën vullnetar, i thanë: “Po ti nuk do të qëndrosh me ne, në luftë për çlirimin e Kosovës?” Djali i Dilaverit me një mendjemadhësi të tepruar u përgjigj: “Nuk më ka marrë koka erë, si im atë, të vij në luftë në Kosovë”. Vullnetarët e ardhur nga perëndimi, u indinjuan nga përgjigjja që ai dha, por nuk patën mundësi të reagonin, sepse Dritan Goxhaj ndezi kerrin dhe u largua menjëherë, nga qendra stërvitore në drejtim të Tiranës”, thuhet në dokument.
Dokumenti është publikua edhe nga kryeministri, Edi Rama.
“Po mos bre mos ja kajni nanën krejt, çfarë komandant i leshit more”… Këto ishin fjalët e një burri me disa të vrarë në familje, që më çoi dokumentin bashkëngjitur sot në sabah! Ndërsa këto janë fjalët e mia: Ej, trima, jo për një manipulator gjysëm taleban e gjysëm mitoman, po për krejt botën sikur të ma falin, nuk e hedh një pikë balte unë mbi flamurin e UÇK-së”, ka shkruar Rama në profilin e tij në Facebook.
Në protestën e djeshme në Tiranë, Dritan Goxhaj, u prezantuar si zëdhënës i protestës.
Para protestuesve, ai lexoi deklaratën me pika, ku qytetarët, mes të tjerave, i kërkojnë Ramës edhe dorëheqjen pa kushte.
