Qytetari nga Gjakova gjen një zarf me 8 mijë euro, i dërgon në PoIici

- Advertisement -
- Advertisement -

Një qytetar në Gjakovë ka dorëzuar në polici një zarf me 8 mijë euro në të, të cilin e kishte gjetur në urgjencën e qytetit.

Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë përmes një komunikate për media.

Parat e gjetura i janë kthyer pronarit.

“Në Stacionin Policor në Gjakovë, qytetari R. Sefaj ka dorëzuar një zarf të cilin e kishte gjetur në urgjencën e qytetit në rrugën “Beqir Kastrati” në Gjakovë, dhe në të cilin kishte 8000 euro. Parat e gjetura i janë kthyer pronarit“, njofton policia.

Policia ka falënderuar qytetarin për veprimin e tij.

- Advertisement -

“Policia falënderon Z. Sefaj për sjelljen e tij. Ne inkurajojmë të gjithë qytetarët për
të qenë anëtarë të përgjegjshëm dhe të ndershëm të shoqërisë sonë”, thuhet në komunikatë.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -