Qeveria merr dy vendime

- Advertisement -
- Advertisement -

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar sot në mënyrë elektronike mbledhjen e radhës, në të cilën u morën dy vendime.

“U miratua vendimi përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit për zgjerimin e mihjes sipërfaqësore për eksploatim të thëngjillit për prodhim të energjisë elektrike për nevoja të Korporatës Energjetike të Kosovës (Sh. A.)”, njofton qeveria.

“U miratua kërkesa e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për shpenzimin e mjeteve buxhetore në shumën prej 270,000.00 € (dyqind e shtatëdhjetë mijë euro), me qëllim të mbështetjes financiare për Kolegjin Publik Ndërkombëtar të Biznesit (IBCM)”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -