Prizren: Stacionet e Policisë ‘full’ me të arrestuarit për manipulime me vota

- Advertisement -
- Advertisement -

Shumë persona të dyshuar për manipulim të votave në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit po qëndrojnë para Drejtorisë Rajonale në Prizren.

Aksioni është zhvilluar sot nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren.

Bëhet e ditur se kryeprokurori Petrit Kryeziu, së bashku me përfaqësues të Policisë, pritet të mbajë konferencë për media gjatë ditës së sotme lidhur me zhvillimet e fundit.

Po ashtu, autoritetet janë në komunikim me Shërbimin Korrektues të Kosovës për të përcaktuar nëse të dyshuarit do të dërgohen në burgje, sipas marrëveshjes së bashkëpunimit mes Policisë së Kosovës dhe ShKK-së.

Intervistimi i të dyshuarve tashmë ka nisur, ndërsa të arrestuarit janë ndarë në dy stacione./Klan Kosova

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -