10 C
Pristina
Wednesday, February 21, 2024

Policia bastis argjendarinë në Prishtinë, pronari i së cilës u arrestua dje

- Advertisement -

Edhe sot po vazhdon bastisja e Policisë së Kosovës në argjendarinë “Baraku” në Prishtinë, pronari i së cilës u arrestua të enjten nën dyshimin për përfshirje me grupin kriminal të cilët kanë grabitur argjendarinë në Suharekë.

- Advertisement -

Policia e Kosovës kanë bllokuar pjesën hyrëse në këtë argjendari.

- Advertisement -

Lidhur me grabitjen e 22 nëntorit në një argjendari në Suharekë, gjatë ditës së djeshme është arrestuar edhe pronari argjendarisë “Baraku” në Prishtinë.

Aksioni është kryer nga katër zyrtarë policorë, të cilët kanë larguar klientët që ndodheshin në lokal, dhe pastaj kanë arrestuar pronarin. Më pas është mbyllur argjendaria.

Një i vrarë dhe shtatë të arrestuar ka qenë bilanci i aksionit të djeshëm të policisë që ndërlidhet me grabitjen e armatosur në një argjendari në Suharekë.

- Advertisement -

Në këtë aksion gjatë shkëmbimit të zjarrit mbeti i plagosur një polic. Policia është në kërkim edhe të një personi tjetër, i përfshirë në këtë rast.

Aksioni që nisi mesditën e së enjtes në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, zgjati disa orë.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -