18.8 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Për 3 muaj, kaq ka rënë çmimi i derivatet në Kosovë

- Advertisement -

Për tre muajt e fundit në Kosovë ka pasur rënie të çmimit të derivateve në Kosovë kanë rënë për 0.60 cent. Kështu të paktën ka thënë për Insajderin kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani.

- Advertisement -

Ai ka treguar se sa aktualisht po shitet një litër naftë e benzinë.

Çmimet sot sillen përafërsisht Dizelli 1.30 cent Benzina 1.36 cent. Unë kam deklaruar që sipas organizatës prodhuese OPEC se fundi i marsit do të ketë stabilizim të tregut dhe rënie të theksuar të çmimit”, tha ai.

- Advertisement -

Për 3 muaj kemi rënie të çmimit për 0.60 cent”, u shpreh Berjani.

Me rritjen e çmimit të derivateve një numër i konsiderueshëm i produkteve pësuan rritje, ndërkohë nuk ka ulje të tyre përkundër zhvillimeve në tregun e derivateve, thotë Berjani.

Për standardin e qytetarëve tanë çmimi i derivateve janë të larta. Po shporta e qytetarëve është rrit në emër të naftës pas rritjes së naftës u rritën të gjitha produktet ushqimore. Po tash nafta ka rënë por produktet ushqimore po vazhdojnë të mbesin të larta”, theksoi ai.

- Advertisement -

Ai ka kërkuar që të gjithë të reflektojnë në ulje të çmimeve në favor të qytetarëve, duke theksuar se nafta ka pësuar rënie.

Kujtojmë që edhe komuna e Prishtinës me 11 mars të 2022-ës mori vendim për ngritjen e çmimit të startit të taksive nga 1.50 sa paguanin në 2 euro nën arsyetimin e rritjes së çmimit të derivateve, por sot kur çmimet kanë rënë ende ska ndonjë shenje se çmimet mund të rikthehen siç kanë qenë.

Njësoj është duke u vepruar edhe me çmimin e produkteve bazike si mielli përkatësisht të bukës e vajit.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -