Radio Evropa e Lirë, edicioni në gjuhën serbe, raportojnë se sot kanë hasur në një autokolone ushtarake në jug të Serbisë, e cila ka qenë duke lëvizur nga Vranja në drejtim të Nishit.
Kjo lëvizje e trupave serbe është hasur pak orë pas alarmeve të ngritura nga Washingtoni dhe Brukseli për shtim të madh të forcave serbe përgjatë kufirit me Kosovën.
REL shkruan se kolona e forcave serbe është hasur në qytetin e Predejanit që ndodhet 300 kilometra në jug të Beogradit dhe rreth 100 kilometra nga pikë kalimi në Merdare.
Kolona me veturat e ushtrisë serbe, siç thekson reporteri i REL, rreth mesditës ka qenë duke lëvizur nga jugu në veri të Serbisë./Express/
RSE beleži kretanje vojnog konvoja na jugu Srbije
RSE je uočio kretanje vojnog konvoja na jugu Srbije, iz pravca Vranja ka Nišu, a nakon što je u Vašingtonu i Briselu iskazana zabrinutost zbog raspoređivanje srpskih snaga duž granice s Kosovom.
🔗 https://t.co/a6OF3tsmw4
📸RSE pic.twitter.com/r163q6xd62— Radio Slobodna Evropa (@RSE_Balkan) September 30, 2023
