Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar, serbin me nofkën “Nemac” dhe “Rusi”, për sulmet ndaj KFOR-it, të datës 29 maj.
Mitropol, ka siguruar pamjet nga arrestimi:
Njoftimi i Policisë:
Policia e Kosovës arreston të dyshuarin për sulm ndaj KFOR-it
Prishtinë, më 23 qershor 2023
Si rezultat i punës dhe hetimeve intensive të realizuara nga Policia e Kosovës, sot në orët e paradites është arrestuar i dyshuari mashkull serb N. O., me vendbanim në Mitrovicë Veri, i njohur me nofkat “Nemac” dhe “Rusi”, si i dyshuar për përfshirje në rast të sulmit dhe rrezikimit të personave nën mbrojtje ndërkombëtare – KFOR-it.
Arrestimi i tij dhe shoqërimi në stacion policor është kryer pas sigurimit të dëshmive, se i njëjti është përfshirë në sulm ndaj KFOR-it me datën 29 maj 2023, ku si pasojë e sulmeve dhe dhunës së shfaqur dhjetëra pjesëtarë të KFOR-it kanë pësuar lëndime trupore. Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.
Policia e Kosovës, do të vazhdojë angazhimin dhe përkushtimin e saj për ruajtje të rendit dhe sigurisë publike, për sundim të ligjit dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar që bien në kundërshtim me rendin dhe ligjin.
![Arestimi[1]](https://cdn.kosovaime.tv/w780/2023/06/Arestimi1.jpg.webp)