22.7 C
Pristina
Wednesday, July 24, 2024

“Ne gjetëm njëri-tjetrin”-Erolldi dhe Diola më të lumtur se kurrë, por ja sa kanë diferencë në moshë

- Advertisement -

Lidhja e publikuar e biznesmenit Erolld Belegu me ish-banoren e BBVA dhe nutricionisten, Diola Dostin ka qenë mjaftë e përfolur gjatë këtyre ditëve.

- Advertisement -

FillimishT të dy publikuan foto në rrjetin social “Instagram” e ku shiheshin mjaftë të lumtur pranë njëri tjetrit.

Por, a e dini se sa diferencë në moshë kanë Erolld Belegu dhe e dashura e tij e re, Diola Dosti?

- Advertisement -

Dyshja kanë një diferencë të madhe në moshë, ku Belegu është afro 20 vjet më i vjetër se Dosti.

Megjithatë për çiftin kjo nuk duket që është problem, pasi janë shprehur se ndihen shumë mirë pranë njëri tjetrit.

Ish-banorja e BBVA ka edhe tre vajza me ish-partnerin e saj, gjinekologun Dardan Baftiun.

- Advertisement -

Së fundmi, ka qenë Erolld Belegu ai që ka postuar fotografi simpatike të çiftit më të ri të showbizit, duke falenderuar për mbështetjen që kanë marrë.

“Në mes të pëshpëritjeve dhe dritave verbuese, ne gjetëm njëri-tjetrin. Ky udhëtim nuk ka të bëjë vetëm me vendin ku kemi qenë, por ku do të shkojmë së bashku. Miqve tanë, familjes dhe mbështetjes së pafund nga të gjithë ju, ju falënderoj për respektimin e historisë sonë ndërsa shpaloset. Këtu është dashuria, e qeshura dhe aventura që pret” ka shkruar Belegu.

- Advertisement -
- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -