Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka dal me një njoftim të rëndësishëm për ata që janë duke udhëtuar drejt Kosovës, shkruan Insajderi.
Në komunikatën e MPJ-së thuhet se në territorin e Serbisë, në afërsi të pikave kufitare në Jarinjë dhe në Merdare për shkak të protestave që po mbahen, nuk është i mundur kalimi i autobusëve dhe kamionëve që vijnë nga Kosova. Madje nuk është i sigurtë kalimi as me vetura.
Tutje, MPJ ka bërë thirrje që të mos udhëtohet përmes Serbisë, duke thënë se janë në qarkullim shumë lajme të rreme, të cilat synojnë përhapjen e frikës.
Njoftimi i plotë i MPJ-së:
📢INFORMACION I RËNDËSISHËM PËR TË GJITHË ATA QË JANË DUKE UDHËTUAR DREJT #KOSOVËS ⛔️
Ju njoftojmë se ne territorin e Serbisë, në afërsi të pikave kufitare në Jarinjë dhe në Merdare, për shkak të protestave që po mbahen, nuk është i mundur kalimi i autobusëve dhe kamionëve që vijnë nga Kosova.
Nuk është i sigurtë për momentin as kalimi i veturave. 🚗Nëse keni hyrë tashmë në Serbi, atëherë ju lutemi t’i përdorni pikat kufitare ne Mutivodë, Dheu i Bardhë ose të merrni rrugë përmes Maqedonisë së Veriut (pikë-kalimi kufitar i Preshevës) përmes Shkupit. 🚗
Nëse nuk keni hyrë tashmë në Serbi, ju lutemi, mos udhëtoni përmes Serbisë. 📰Duke marrë parasysh faktin që janë në qarkullim shumë lajme të rreme, të cilat synojnë përhapjen e frikës, ju lutemi të ndiqni @Kosovo_Police rreth përditësimeve më të fundit zyrtare në këtë drejtim.