14.7 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

“Mijëra dronë iranianë posedon Serbia”- SuImi ndaj Izraelit, mblidhet Këshilli i Sigurisë së Kosovës

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mblodhi Këshillin e Sigurisë mbrëmë. Pjesë e diskutimit ishte sulmi i Iranit ndaj Izraelit me dronë dhe raketa balistike. Aty u përmend edhe se si Serbia posedon mijëra dronë iranianë “Shaheed”.

- Advertisement -

Kështu thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit, ku shton se Serbia në vazhdimësi ka sjellje agresive ndaj Kosovës, posaçërisht në kufi, shkruan Gazeta Insajderi.

“Mbrëmë, me ftesë të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti u mblodh Këshilli i Sigurisë së Kosovës. Temë qendrore ishte sulmi i Iranit ndaj shtetit të Izraelit, dhe implikimet e mundshme për paqen dhe sigurinë globale dhe rajonale”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

- Advertisement -

“Qeveria e Republikës së Kosovës e kishte dënuar menjëherë sulmin e Iranit ndaj Izraelit, duke e cilësuar atë si akt të paprecedent që paraqet rrezik për destabilizimin e Lindjes së Mesme dhe të eskalimit të mëtutjeshëm të situatës së sigurisë”.

“Sulmi u krye me dronë Shaheed, prodhim iranian. Mijëra dronë të tillë i ka në posedim edhe Serbia, e cila në vazhdimësi shfaqë sjellje agresive ndaj Republikës sonë, veçanërisht përgjatë kufirit që ndajmë”, vijon njoftimi.

“Institucionet e Sigurisë së Republikës së Kosovës janë duke i përcjellë zhvillimet e fundit me vëmendje të shtuar, dhe janë duke e monitoruar gjendjen e sigurisë në baza të vazhdueshme dhe në bashkërendim e bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in dhe me partnerët strategjikë”.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -