Aksioni i gjerë i Policisë dhe Prokurorisë për kapjen e të dyshuarve për dallavere me vota në Prizren rezultoi me mbi 100 të arrestuar, zyrtarë komisionerë të angazhuar në ditën e zgjedhjeve.
Gazetarja e Klan Kosovës, ndodhet në Prizren nga mëngjesi, ku tashmë ka njoftuar se dy stacione policore athe janë mbushur me të dyshuarit që janë ndaluar.
Tërshani bëri të ditur se intervistimi i tyre ka nisur, ndërsa sipas informacioneve të para, një numër i tyre po mbrohen në heshtje.
Pasdite, Policia dhe kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu, do të dalin në konferencë, për t’i konfirmuar të gjitha detajet
