Linda: Feja islame ma lejoi martesën me një njeri me ngjyrë, njerëzit në Kosovë më përndiqnin me makinë

- Advertisement -
- Advertisement -

Këngëtarja Linda Halimi ka zbuluar detaje rreth jetës së saj personale në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

Linda tregoi për periudhën e vështirë që kaloi pasi u martua me reperin afro-amerikan Big D, duke u bërë kështu njëra ndër gratë shqiptare të para që hapi këtë rrugë.

Linda u shpreh se feja islame lejon martesën me një të huaj dhe me ngjyrë, por realiteti në Kosovë, ku mentaliteti ende mbetet i prapambetur, u tregua ndryshe.

Ajo tha se ka përjetuar kërcënime dhe ofendime të shumta për shkak të zgjedhjes së saj për partner jetësor.

- Advertisement -

Situata arriti në një pikë kulmore kur një herë, pas një koncerti të mbajtur me bashkëshortin e saj Big D në Kosovë, persona të panjohur i thyen xhamat e makinës së çiftit.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -