Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se ka nënshkruar marrëveshje me BERZH-in për investime 400 milionë euro në sektorët kryesorë të zhvillimit ekonomik të Kosovës
Kryeministri Albin Kurti me presidenten e Bankës Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim (BERZH), Odile Renaud Basso.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka e ka nënshkruar një memorandum të marrëveshjes me presidenten e BERZH-it, Odile Renaud Basso.
Siç ka bërë të ditur Kurti në platformën X, ky partneritet pritet të sjell një investim prej 400 milionë eurosh në sektorët kryesorë për periudhën 2024–27.
Kurti ka theksuar se kjo shifër është më e madhe se totali i 340 milionë eurove në kredi dhe grante sovrane të marra gjatë tërë 11 viteve që Kosova është anëtare e kësaj organizate.
“Partneriteti me BERZH-in është më i fortë se kurrë. Sapo kam nënshkruar një Memorandum të marrëveshjes me Presidenten Odile Renaud për 400 milionë euro investime në sektorët kryesorë për periudhën 2024–27—më shumë se 340 milionë euro në kredi dhe grante sovrane gjatë tërë 11 viteve që Kosova është bërë shtet anëtar”, ka shkruar Kurti.
🇽🇰's partnership w/ @EBRD is stronger than ever. Just signed a milestone MoU w/ President @OdileRenaud for €400 mil in investment funding for our priority sectors for 2024–27—more than the €340 mil in sovereign loans & grants in the entire 11 yrs since 🇽🇰 became a Member State. pic.twitter.com/WDf2hzaNFi
— Albin Kurti (@albinkurti) February 26, 2024
Ndryshe, Kosova vazhdon të përballët me masa nga Bashkim Evropian. Në korrik të vitit të kaluar Bashkimi Evropian e njoftoi zyrtarisht qeverinë e Kosovës për masat ndëshkuese ndaj saj, për shkak se nuk janë ndërmarrë veprime për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës. BE-ja ka pezulluar përkohësisht punën në kuadër të Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim dhe Kosova po ashtu.