19.7 C
Pristina
E hënë, 5 Qershor, 2023

Kurti ‘mbyllet’ me ekipin e tij: Po përgatitemi për nesër, është edhe e komplikuar edhe e thjeshtë

- Advertisement -

Të rekomanduara

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tashmë ndodhet në Bruksel, ku pret që nesër të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq për të diskutuar rreth zbatimit të marrëveshjeve të arritura muajve të fundit mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se ditën e sotme e ka shfrytëzuar për t’i bërë përgatitjet para takimit, përderisa ka shtuar se përgatitja për negociata është komplekse dhe e thjeshtë.

- Advertisement -

“Komplekse sepse ka nj mori informatash dhe detajesh mes shumë gjërave të tjera, por e thjeshtë sepse dëshirat e Kosovës janë të qarta, të thjeshta dhe fisnike”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Sot, Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike edhe me Këshilltarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet. Sipas njoftimit të Chollet, ai me Kurtin ka folur rreth rëndësisë së zbatimit të marrëveshjes për Asociacionin e komunave me Shumicë Serbe.

- Advertisement -
- Advertisement -

Të fundit

Peci i reagon Hotit: Hera e fundit që polemizoj me një analfabet

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, i është kundërpërgjigjur deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti, i cili ka thënë se ministri...

Më shumë