15.2 C
Pristina
Thursday, September 28, 2023

Kurti flet për një “koordinim” Lajçak-Vuçiq: Duket që synuan zbatimin vetëm të Asociacionit, gjysmën tjetër jo

- Advertisement -

Krejt takimin më 14 shtator të Nivelit të Lartë në Bruksel, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e dha si një lloj konspiracioni të “koordinimit” ndërmjet Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, për të jetësuar vetëm gjysmën e Marrëveshjes Bazike, përkatësisht vetëm zbatimin e Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe; dhe jo gjysmën tjetër të asaj që jepet për “njohje de facto” të ndërsjellë ku dy shtetet rregullojnë marrëdhëniet sipas Kartës së OKB-së.

- Advertisement -

“E kuptova qe ai dokument i Sebrisë që në titull tregonte shperfilljen e zbatimit te marreveshjes bazike. Që së pari zbatimi i Asociaconit e pastaj diskutimi për planin në fakt tregonte që ishte shndërruar në qëndrim të Lajçakut. Si i tillë Lajçaku e Vuçiqi duket sikur të jenë koordinuar me një qëllim të vetëm, të bëjnë të pamundur një skenar ku marrëveshja zbatohet në plotni. Dhe t’i japin jetë një skenari alternativ ku vetëm gjysma e marrëveshjes; e gjysma tjetër që përbëjnë pjesën më të civilizuar fqinjësore dhe evropiane, të mos zbatohet asnjëherë”.

Kurti tha se kjo që të synohet vetëm gjysma e marrëveshjes është e barazvlefshme me atë të thuhet “se marrëveshja është mbytur”.

- Advertisement -

“Prandaj nuk e pranova një skenar të tillë, sepse marrëveshja ekziston dhe nuk mund të zhbëhet nga askush. Pas daljes në media ku ekspozova këtë skenar ku dëshiron të mbytësh gjithë marrëvshjën, ndërmjetësi lëshoi në media një dokument ku u tha se Kurti e refuzoi Vuçiqi e pranoi. Në atë plan të Lajçakut zbatohet atë që Serbia kërkoi. Kjo ishte e pavërtetë”.

Kurti ia dha pikën e definimit të Takimit të Nivelit të Lartë më 14 shtator tha se pozicioni ishte asisoji i ndërmjetësit që përkthehej në “kundër Kosovës në përgjithësi” por edhe “kundër marrëveshjes bazike në veçanti”.

“Ata kanë shkuar shumë larg në goditjen e së ardhmes së Kosovës. Nuk mund të shtrembërohet gjykimi im duke hedhur hi syve. Ose e zbatojmë gjithë marrëveshjen, ose nuk mund të zbatojmë vetëm ato që do Serbia. Kjo logjikë ka vdekur”.

- Advertisement -

“Unë nuk do të thosha që ka pasur koodinim të BE-së me Serbinë, do të thosha emisari ka pasur koordinim me presidentin e Serbisë. Nuk shpjegohet ndryshe fakti që fshihet mungesa e propozimeve të Serbisë, dhe në anën tjetër shpërfillen propozimet tona. Gjatë gjithë vitit bëj propozime kreative. Serbia s’ka dhënë asnjëherë propozime”.

Kryeministri i Kosovës, tha se hasi në “sintoni” mes Lajçakut dhe Vuçiqit, e madje edhe “në shpërfillje të koordinuar”.

“Presidenti i Serbisë dhe Miroslav Lajçak reaguan me të njëjtin mendim dhe me të njëjtën shpërfillje të koordinuar. Të dy thanë që ky plan është shumë jorealist”, tha Kurti.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -