8.9 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Kurti: Drafti që propozova, është inspirim nga marrëveshja Serbi-Kroaci

- Advertisement -

Kryeministri Albin Kurti ka dhënë disa detaje që siç tha, i përkasin versionit të tij të propozuar për draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Ai tha se vizioni i tij është vleror, i inspiruar nga modeli i marrëveshjes për normalizim që Serbia e ka bërë tashmë me Kroacinë.

- Advertisement -

”E kanë dorëzuar draftin, unë ua thash në mënyrë të argumentuar, të arsyeshme, se është fundamentalisht i papajtueshëm me kushtetueshmërinë dhe rrjedhimisht është mirë që sa më parë të fillojnë diskutimet mbi bazën e një draft-vizioni vleror që kam propozuar unë sot”.

”Ndërkohë draft-vizioni që propozova unë mund të them që është inspiruar prej një marrëveshje që tashmë Serbia e ka bërë për normalizim. Është marrëveshja e Serbisë me Kroacinë”.

- Advertisement -

”Serbia dhe Kroacia kanë marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve ku parashihen edhe të drejta, dispozita mbrojtëse për pakicën kombëtare serbe në Kroaci. Dhe unë jam inspiruar prej atij modeli, meqë Kroacia doli shtet i pavarur”, tha Kurti para mediave në Bruksel.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -