11.6 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

KosovaPress: Interpoli ka lëshuar fletarrest për kryeorganizatorin e sulmit në Banjskë, Milan Radojçiqin

- Advertisement -

KosovaPress ka raportuar se Interpoli ka lëshuar fletarrest për kryeorganzatorin e sulmit në Bansjkë të Zveçanit, Milan Radojçiq.

- Advertisement -

*Nacionale ende nuk e ka konfirmuar në mënyrë të pavarur raportimin.

Më 24 shtator, një formacion ushtarako-policor serb organizoi një sulm të armatosur në Banjskë të Zveçanit. Si pasojë e sulmit, mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, dhe një tjetër i plagosur.

- Advertisement -

Ndonëse kanë kaluar dy muaj e një ditë që nga sulmi i armatosur në Banjskë të Zveçanit, Milan Radojiçiqi, njeriu që e pranoi se udhëhoqi sulmin, vazhdon të jetë i lirë.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu kishe deklaruar se Radojiçiq do të jetë në listën e të kërkuarve të Interpol-it nga Kosova.

“Sigurisht që po, Radojçiq do të jetë në listën e kërkuarve të Interpol-it nga Kosova, por për të mëritur aty, Kosova duhet të kryejë disa procedura. Nuk mund që të kritikohemi nëse shkelim ndonjë procedurë, unë jam shumë më shumë e mendimit që duhet të ndjekim secilën procedurë, e që pastaj ati të vendoset në Interpol.” – ka deklaruar ministria Haxhiu në RTV Dukagjini.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -