Senati i New York-ut ka nderuar Kosovën duke miratuar Rezolutën që përkujton 18-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së saj, ndërsa senatorja Nathalia Fernandez bëri edhe një gjest simbolik, përcjell Gazeta Metro.
Ishte edhe një herë senatorja Jessica Scarcella-Spanton ndër më meritoret për një veprim të tillë.
Ajo shprehu kënaqësinë që mirëpret njerëzit e Kosovës në Kapitolin e këtij shteti amerikan, dhe ndau krenarinë që feston kulturën dhe traditën kosovare bashkë me ta.
“Jam e nderuar që edhe një herë po e promovoj këtë rezolutë dhe t’i mirëpres njerëzit e Kosovës në Kapitolin tonë për të festuar pavarësinë e tyre”, ka deklaruar senatorja, në një mbishkrim që i ka vënë në X videos me fjalimin e saj në Kapitol.
“Jam krenare që përfaqësoj një komunitet kaq të fortë kosovar këtu në SD23 dhe mbetem e përkushtuar të festoj kulturën dhe traditat e tyre së bashku me ta”, tha ajo.
Në anën tjetër, edhe Nathalia Fernandez e mbështeti këtë rezolutë për përkujtimin e pavarësisë dhe e bëri shqiponjën dykrenare me duar.
🇺🇸🇽🇰 New York State Senate adopted a resolution commemorating the 18th anniversary of Kosovo’s independence.
Bronx senator made the Albanian hand gesture after voting in favor of the resolution. pic.twitter.com/Jsao9pIcI2
— kos_data (@kos_data) February 7, 2026
