Komuna e Prishtinës ka dalë me një njoftim të ri pas anulimit të mësimit sot për shkak të kushteve atmosferike.
Komuna thotë se ky vendim është marrë si masë preventive për garantimin e sigurisë së fëmijëve tanë, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar qytetarë, drejtues të institucioneve edukativo-arsimore dhe prindër,
Për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, reshjeve të dendura të shiut dhe situatës së rënduar në komunikacion, në koordinim me Drejtorinë e Sigurisë dhe Emergjencave, Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe drejtorët e shkollave, ju njoftojmë se procesi mësimor për ditën e sotme anulohet.
Ky vendim është marrë si masë preventive për garantimin e sigurisë së fëmijëve tanë.