19.2 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Kompania e madh zvicerane merr vendim, s’ka më asnjë shef – që të gjithë punëtorë!

- Advertisement -

Axa Switzerland është kompania e parë e madhe në Zvicër që ka hequr organizimin hierarkik të personelit.

- Advertisement -

Kompania do të ristrukturojë stafin e saj nga fillimi i vitit 2024. Udhëheqësi i ekipit, shefi, drejtori e menaxheri nuk do të ekzistojnë më.

Siç transmeton Indeksonline, të gjithë titujt do të fshihen nga organigrami dhe kartat e biznesit.

- Advertisement -

“Nga 4200 punonjës, vetëm katër nuk e kanë nënshkruar ende kontratën e re të punës”, tha menaxheri i burimeve njerëzore në kompaninë zvicërane.

“Heqja e titujve duhet të nënkuptojë mbi të gjitha që të gjithë në kompani mund të përfshihen në proceset vendimmarrëse. Titujt ose simbolet e statusit do të shërbenin vetëm për të promovuar struktura të vjetruara hierarkike. Heqja e titujve do të thotë që ekipet, por edhe punonjësit individualë, do të mund të merrnin shumë më shumë vendime se më parë. Edhe shpërndarja e shpërblimeve do të rregullohet në mënyrë shumë më transparente dhe më të kuptueshme në të ardhmen dhe do të përcaktohet saktësisht në kontratën e punës”, ka thënë pronari i kompanisë.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -