Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë publike disa të dhëna lidhur me regjistrimin e popullsisë.
Në konferencë, është bërë e ditur se mosha mesatare e popullit të Kosovës është rreth 34 vjet.
Sipas kryetarit të ASK-së, krahasuar me Ballkanin, Kosova është më mirë, pasi vendet ballkanike e kanë moshën mesatare afër 40 vjet.
