Kjo është arsyeja pse Bardhi e la shtëpinë e Big Brother papritmas

- Advertisement -
- Advertisement -

Reperi Bardhi është larguar nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 3.

Ai ka hequr dorë me vetëdëshirë nga aventura e Big Brother, shkaku i një lajmi që i erdhi mga familja.

Vëllai i Bardhit, Petriti, u fut në shtëpinë e Big Brother VIP Albania për t’i kumtuar atij lajmin se nëna e tij është shumë e sëmurë nga tensioni, dhe gjendet e shtrirë në spital.

Kërkesa e Petritit ishte konkrete, që familja e donte Bardhin në shtëpi.

Reperi me origjinë nga Kumanova nuk hezitoi të mendonte dy herë për të lënë shtëpinë.

- Advertisement -

Me të arritur në studio, këngëtari nuk ishte në gjendje të bisedonte gjatë, duke shfrytëzuar kohën që të largohet sa më shpejt dhe të kontaktojë me nënë e tij.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -