10.3 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

KFOR-i reagon për çështjen e Urës së Ibrit

- Advertisement -

Misioni i KFOR-it ka bërë me dije se rihapja e Urës së Ibrit për qarkullim të makinave është një problematikë që duhet të zgjidhet përmes dialogut politik.

Ky qëndrim i KFOR-it vjen pasi në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut një asambliste e Lëvizjes Vetëvendosje ka marrë iniciativë për të bërë një kërkesë tek autoritetet qëndrore për hapjen e Urës së Ibrit për qarkullimin e automjeteve.

- Advertisement -

“Rihapja e urës është një çështje që duhet të zgjidhet përmes dialogut politik. Misioni i NATO-s, KFOR, vazhdon të monitoroj zhvillimet lokale dhe qëndron plotësisht i fokusuar në implementimin ditor të mandatit të tij, bazuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit 1244 e vitit 1999, për të siguruar një ambient të sigurt dhe lëvizje të lirë për të gjitha komunitetet në Kosovë”, kanë thënë nga KFOR për rtv Dukagjinin.

Drejtuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut Nexhat Ugljani në një bisedër për Frontal të T7 kishte deklaruar se puna e tyre ka mbaruar me procesin e votimit të kërkesës dhe se tashmë çështja e hapjes së Urës së Ibrit për qarkullim të automjeteve i mbetet Ministrisë së Punëve të Brendshme, asaj të Pushtetit Lokal dhe misioneve paqëruejtese ndërkombëtare, KFOR-it e EULEX-it.

- Advertisement -

Megjithatë zyrtarë e deputetë të partisë në pushtet votimimin e ndodhur në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut e kanë interpretuar si hapje të urës për qarkullim veturash dhe kanë rikthyer shprehjen “Puna e mbarë Albin Kurti”.

Por pavarësisht urimeve, mbi urën e Ibrit mund të qarkullojnë vetëm veturat e Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it, derisa të bëhet një zgjidhje tjetër.

Derisa “Lista Serbe” ka paralajmëruar trazira nëse ndodh diçka e tillë. Petar Petkoviq e ka cilësuar si “provokim” të kryeministrit Albin Kurti nè prag të takimit të 2 majit në Bruksel.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -