Këto janë dy vajzat kosovare që u aksidentuan për vdekje në Gjermani

- Advertisement -
- Advertisement -

Dy vajza nga Topanica e Kamenicës kanë humbur jetën tragjikisht në një aksident në Gjermani.

E.Zubaku 24 -vjeçare, dhe A.Zubaku 18-vjeçare (emra të njohur për redaksinë), janë viktimat e këtij aksidenti të rëndë, transmeton Klankosova.tv.

Vdekja e tyre është konfirmuar edhe nga familjarët e të ndjerave, ndërsa dhimbja për këtë humbje është e madhe.

Nga ana tjetër, mediumet gjermane raportojnë se një person i përfshirë në aksident ka pësuar lëndime të rënda. Në aksidentin zinxhir që pasoi përplasjen fillestare, ku u përfshinë gjithsej pesë automjete, humbën jetën dy vajza.

Sipas dyshimeve të para, shkaku i aksidentit ka qenë një manovër e pasuksesshme për ndryshimin e korsisë. Dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën me shpejtësi të lartë, duke shkaktuar aksidentin fillestar. Një nga personat e përfshirë mbeti i lënduar rëndë.

- Advertisement -

Për shkak të përplasjes, pesë automjete që po lëviznin pas tyre nuk arritën të frenonin në kohë, duke shkaktuar një aksident tjetër zinxhiror.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, pasagjerët e katër automjeteve nuk kanë pësuar lëndime, ndërsa dy vajzat që udhëtonin së bashku në një veturë humbën jetën në vendngjarje.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -