KEDS zë pompën e njohur të benzinës duke vjedhë rrymë, ia fut dënim mbi 27 mijë euro

- Advertisement -
- Advertisement -

KEDS sërish në aksion. Kësaj radhe, kjo kompani ka njoftuar që e ka zënë duke vjedhë rrymë filialën e një pompe të njohur benzine.

Njoftimi i plotë:

Pronari i një pompe të njohur benzine, në njërën nga filialet e saj përgjatë magjistrales Prishtinë–Ferizaj, është kapur duke vjedhur energjinë elektrike.

Pas dyshimeve paraprake se aty po vidhej rryma, nuk u desh shumë mund që ekipet e kontrollit të KEDS-it ta zënë atë të ketë lidhur në të zezën pajisje që shpenzojnë shumë rrymë.

Bilanci përfundimtar: 27,646.79 € rikthim i humbjeve KEDS-it dhe përballje e detyrueshme me gjykatën përkatëse të Republikës së Kosovës.
Vini re: KEDS-i ka intensifikuar kontrollet për keqpërdorim të energjisë elektrike, ditën dhe natën, gjithandej në Kosovë.

- Advertisement -

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -