BERLIN – Një histori suksesi po shkruhet në zemër të politikës gjermane nga një djalë i ri shqiptar. Adrian Simnica është përzgjedhur si pjesëmarrës në programin prestigjioz “Jugend und Parlament” (Rinia dhe Parlamenti) në Berlin, duke u bërë pjesë e një elite të rinjsh që simulojnë dhe prekin nga afër vendimmarrjen politike.
Ky program, i cili mbledh talentet më premtues, i ka ofruar Adrianit një platformë për të përfaqësuar zërin, potencialin dhe ambicien e të rinjve në një nga institucionet më të rëndësishme evropiane.
Pavarësisht moshës së re, Adriani mban një sërë postesh kyçe me peshë të madhe sociale dhe politike në qytetin dhe rrethin e tij në Nordrhein-Westfalen (NRW) – një zonë e madhe me rreth 600 mijë banorë.
“Të përfaqësosh të rinjtë në një arenë të tillë nuk është vetëm nder, por edhe një përgjegjësi e madhe për të treguar se brezi i ri ka ide, guxim dhe fuqi për të sjellë ndryshime pozitive,” u shpreh ai.
